Me një karrierë shumë të pasur në ballafaqimet e boksit profesionist, ku nga 25 fitore, 23 janë me nokaut, shkodrani Nelson Hysa ka marrë një iniciativë të fortë teksa kërkon të sfidojë . kampionin e botës Agit Kabayel.
Më 28 nëntor, në ditën e Flamurit për shqiptarët, Nelson Hysa do të kërkojë të shkruajë emrin e tij në historinë e boksit botëror dhe të bëhet kampioni i parë shqiptar i botës në peshat e rënda.

Në pritje të kësaj supersfide, dje u zhvillua face-off-i i parë mes kampionit të botës Agit Kabayel dhe sfidantit kryesor Nelson Hysa, në prag të përballjes së madhe për titullin ËBC në peshat e rënda.
Bëhet fjalë për një nga titujt më prestigjiozë në historinë e boksit botëror, një brez kampionësh të të cilit i kanë mbajtur emrat më të mëdhenj të këtij sporti: Muhammad Ali, Mike Tyson, Lennox Leëis, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Tashmë, emri i radhës që kërkon të shkruajë historinë është Agit Kabayel, i cili do të mbrojë titullin e botës përballë sfidantit shqiptar Nelson Hysa.
Një përballje e veçantë edhe për faktin se të dy boksierët vijnë të pamposhtur në karrierat e tyre profesionale.
Nelson Hysa: 25 fitore, 23 me nokaut.
Agit Kabayel: 27 fitore, 19 me nokaut.
Dy kampionë, dy rekorde perfekte dhe vetëm njëri prej tyre do të largohet nga ringu si kampion bote.
Ndeshja do të zhvillohet më 28 nëntor, në stadiumin e Düsseldorf-it, në një event madhështor që pritet të mbledhë mbi 64 mijë spektatorë.
Interesi për këtë përballje është i jashtëzakonshëm. Vetëm në tre ditët e para janë shitur rreth 36 mijë bileta, një tregues i qartë i pritshmërisë së madhe që ka krijuar kjo sfidë.
Më 28 nëntor, në ditën e Flamurit për shqiptarët, Nelson Hysa do të kërkojë të shkruajë emrin e tij në historinë e boksit botëror dhe të bëhet kampioni i parë shqiptar i botës në peshat e rënda.
Agit Kabayel kundër Nelson Hysa.
Një titull. Një ring. Një kampion bote
(Video) Pamje nga face-off-i i parë mes kampionit të botës Agit Kabayel dhe sfidantit kryesor Nelson Hysa, në prag të përballjes së madhe për titullin ËBC në peshat e rënda.
Gaspër MARKU


