Sunday, November 24, 2024

Kuqeblutë fitojnë edhe miqësoren e dytë, mundin Tërbunin me një penallti të diskutueshme shënuar nga Latifi

Lexo

Vllaznia- Tërbuni 1-0

(Shënues: Latifi 55′ (11m)

E martë, 17 gusht 2021, ora 18.00, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

 Vllaznia: Qarri, Gurishta, Siagne, K. Marku, Shimaj, Krymi, Kruja, Jonuzi, Heriç, Gjurgjeviç, A. Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç ( U aktivizuan gjatë ndeshjes:  Fangaj, Smajli, Kalaja, Çoba, Adili, Latifi, Paloka, U. Hoxhaj, Sadriaj, Da Silva)

Tërbuni: Demi, Dodani, Zagani, Metani, Ruqi, Baholli, Saliaj, Gjoka, Pedro, Melio, Solomon. Trajner: Elvin Beqiri (Lumani, Miloti, Peqini, Hyseni, Mezini, Kamara, Kaloshi, Deda, Mali, Keku, Filipi, Fikaj, Mila).

Gjygjtarë: Indrit Myrtaj, Mehmet Bega, Sajmir Hyseni(Shkodër)

 Dy ndeshje, dy fitore. Ky është bilanci i Vllaznisë në dy ndeshjet miqësore përgatitore të zhvilluara në harkun kohor të 5 ditëve. Ndeshje këto të zhvilluara që të dyja në stadiumin “Loro Boriçi” përballë dy skuadrave të kategorisë së parë. Fitorja e parë e kuqebluve u regjistrua të premten e kaluar duke mundur Burrelin me rezultatin 2 me 1, ndërkohë që mbrëmjen e sotme, skuadra kuqeblu e drejtuar nga Thomas Brdariç mundi Tërbunin e Pukës me rezultatin 1 me 0, skuadër kjo që ditët e fundit ka emëruar në pankinë shkodranin, Elvin Beqiri.

Fatin e takimit e ka vendosur një penallti e diskutueshme, akorduar nga gjyqtari shkodran, Indrit Myrtja në minutën e 55-të të ndeshjes, pas një pengimi mbi vijen e bardhë të zonës që 16-të metrave të Çobës, të cilën e shndërron në gol Latifi.

Edhe pse komentet dhe ankesat e miqve ishin të shumta për mënyrën e dhënies së penalltisë, gjë që në fak u pranua edhe nga drejtuesit vendas, kjo nuk do të thotë se Vllaznia nuk e meritoi fitoren. Kuqeblutë patën epërsi të plotë gjatë të gjithë ndeshjes, por gjithësesi, niveli i tyre asnjëherë nuk u ngjit në mbi mesataren.

Ndërsa në miqësoren me matjanët në shënjëstër ishte reparti i mbrojtjes, i cili la hapësira të shumta për sulmuesit e Burrelit, të cilët shpërdoruan shumë rast të pastra shënimi, në ndeshjen e sotme, pakënaqësitë më të mëdha kanë qënë për repartin e sulmit. Megjithë lëvizjet e bëra në merkato, Vllaznia vazhdon të ketë një repart sulmues aspak efektiv, i cili vuan shumë për ta dërguar topin në rrjetë.

Vetëm një gol ndaj Tërbunit debutues në kategorinë e parë, edhe ai me penallti, nuk ka nevojë fare për koment. Që do të thotë se stafi teknik së bashku me drejtuesit e klubit, duhet të mendojnë seriozisht për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem, pasi ditët po kalojnë dhe 11 shtatori i startit të kampionatit sa vjen e afrohet. Ndërkohë që më herët, me datë 28 gusht luhet Superkupa e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Teutës, ku shkodranët kërkojnë medoemos të sfidojnë durrsakët duke dashur të “marrin hak”, siç thonë vetë ato, nga mënyra se si Teuta e fitoi titullin kampion në javën e fundit të sezonit të kaluar.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img