Edhe pse sezoni futbollistik 2020-2021 ka filluar dhe realisht merkato zyrtare është mbyllur, tek Vllaznia vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. Mesa duket drejtuesit nuk janë tërësisht të kënaqur me kontigjentin që kanë në dispozicion, ndaj për ta përforcuar akoma më shumë skuadrën po mendojnë edhe për alternativa të tjera. Ndërkohë që më herët kanë pronetuar mbrojtësin Abdurrahman Fangaj, i cili luajti me sukses për disa sezone me Laçin, të njëjtën gjë kanë bërë edhe me sulmuesin Elvir Maloku.
Të dy futbollistët në fjalë pritet që të zyrtarizohen si pjesë e KF Vllaznia në momentin më të parë sapo të hapet merkato e janarit. Sa i përket sulmuesit Maloku, një shqiptar me pasaportë kroate, i cili vjen pas aktivizimit me Hajdukun e Splitit, në vijim ka luajur me ekipin Gimnastic në Spanjë, Aek Larnaca në Qipro si dhe periudhen e fundit ishte pjesë e kampionatit polak ku është aktivizuar Olimpia Gruzdiazd. 24 vjeçari Elvir Maloku ka qënë pjesë edhe ekipeve kombëtare të moshave kroate të kategorive, U17, U-18 dhe U-19, ndërkohë që në momentin e moshës së kategorisë U-21 ai ka preferuar t’i bashkangjitet kombëtares së Shqipërisë, ku edhe ka luajtur tre ndeshje.