Monday, May 20, 2024

Abissnet Superiore-Sot, tre duelet e para të javës së 31-të: Tirana-Kukësi, Skënderbeu-Teuta, Vllanzia-Laçi

Lexo

Superiorja çel sot javën e 31-të me tre duele interesante. Situata në kampionat sa vjen e bëhet më e ngushtë për skuadrat që janë drejt objektivave të tyre. Pesë  javë nga fundi,pikët janë jetike dhe çdo hap fals rezulton fatal.

Java nis në “Air Albania” aty ku Tirana pret Kukësin në orën 15:00 me synimin e vetëm fitoren,ndryshe duhet ti thotë “mirupafshim” zonës “Final Four”. E njëjta vlen edhe për verilindorët të cilët nëse humbasin sot janë me më shumë se një këmbë drejt rënies nga kategoria.

Në orën 18:00 luhen dy sfidat e tjera po kaq të rëndësishme. Skënderbeu dhe Teuta përplasen në Korçë. Vendasit duan 3 pikët për të vijuar ndjekjen e Dinamos së vendit të 4-të,ndërsa durrsakët kërkojnë të largohen nga zona Play-Out.

Paralelisht në “Loro Boriçi”, luhet Vllaznia-Laçi me shkodranët që presin të rikthehen te fitorja pas 3 ndeshjeve ku kanë marrë vetëm 2 pikë. Kurbinasit tentojnë të përfitojnë sadopak nga forma jo e mirë e kuqebluve për të marrë pikë të arta në garën e mbijetesës.

Ndeshjet e javës së 31-të të Abissnet Superiore

Sot

TIRANA-KUKËSI 15:00

VLLAZNIA-LAÇI 18:00

SKËNDERBEU-TEUTA 18:00

Nesër

EGNATIA-PARTIZANI 15:00

DINAMO-ERZENI 18:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img