Saturday, July 27, 2024

Ahmataj: “Një ndeshje që duhet ta fitonim, Tirana ka forcën për të vazhduar përpara”

Lexo

Tirana ka shpërdoruar një epërsi prej dy golash të premten në mbrëmje, teksa sfida ndaj Teutës në “Niko Dovana” është mbyllur në barazim 2-2, me të dyja skuadrat që detyrohen të kënaqen me nga një pikë në atë që ishte një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund.  Trajneri Julian Ahmataj dha prononcimin e tij për MCN TV dhe u shpreh:

Pretendime për golin e dytë të Teutës? Nuk jam marrë me arbitrat dhe nuk kam diskutim për rastin, ta gjykojë ai që e ka parë. Mendoj që çdo prekje me dorë në sulm është faull, këtë e di nga rregullorja, e lëmë pas. T’ia ulësh shokut topin me dorë, a quhet i rregulltë?

Një ndeshje që duhet ta fitonim, patëm shanse për ta trefishuar rezultatin. Duhet të ishim më vigjilent, nuk duhet të zhyteshim aq poshtë. Kishim mundësi për gola të tjerë, duhet ta menaxhonim më mirë. Presioni ndonjëherë ndërhyn në skuadër dhe është e keqe për të menaxhuar minutat.

Merkato? Të gjithë skuadrat duan përforcime, në këtë ndeshje na mungoi Najdovski dhe do na përmirësonte lojën në ajër sidomos në këtë ndeshje.

Pësojmë shumë gola? Duhet menaxhuar më mirë ndeshja, pasi kundërshtari hidhet e të gjitha forcat në fund. Duhet anë psikologjike e fortë. U ndëshkuam me 2 raste në fund. Loja foli për ne, po duket si dramë. Nuk e kemi thënë që largimet e Hasanit e Kainës nuk janë problem, por Tirana ka forcën për të vazhduar. Duhet të përmirësohemi në vazhdimësi pasi kemi potencial.

Mbrojtje me 5 si ndaj Dinamos? Duke mos patur një qendër me staturë të lartë duhet të mbanim kundërshtarin lart. Golat na erdhën nga loja në ajër dhe kjo është efekt i mungesave që kishim.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img