Thursday, February 29, 2024

Presidenti Duka merr pjesë në homazhet e organizuara në nderim të legjendës gjermane, Franc Bekenbauer

Lexo

Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franc Bekenbauer, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit dhe familja Bekenbauer, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s, ndërkohë që morën pjesë personalitete më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian si edhe mbi 50 mijë tifozë.

“Me ftesë të Bajern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franc Bekenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare. U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Bekenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe”, – shkroi Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se “Die Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.

Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img