Tuesday, May 21, 2024

Argjentina finalistja e parë e Kupës së Botës

Lexo

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit të Katarit. Lionel Messi me shokë ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Kroacisë dhe siguruan kalimin për herë të 6 në histori, në finale e një kupe Bote.

Fillimi i pjesës së parë ishte i kontrolluar nga të dy skuadrat, me presion në mesfushë dhe pak raste. Goditjen e parë në portë e kishte Enzo Fernandez që gjuajti nga distanca në minutën e 25-të, por goditja e tij u prit nga Dominik Livakovic. Por loja u zhbllokua në minutën e 32-të, kur gjyqtari Daniele Orsato tregoi në pikën e bardhë, pasi portieri Livakovic ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Julian Alvarez. Nga pika e bardhë ishte Messi që gjuajti bukur për të shënuar për 1-0.

Nuk zgjati shumë, ku pas 5 minutash, Julian Alvarez me një shpejtësi marramendëse dhe me pak fat, deporton deri në zonën e Livakovic dhe shënon golin e dytë, duke i dërguar kështu ekipet me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë starton me një formacion më sulmues për Kroacinë, por asgjë nuk ndryshoi. Në minutën e 69-të, Messi dhuron spektakël duke marrë topin në krahun e djathtë dhe ka dribluar mjeshtërisht disa herë mbrojtësin shtatlartë Gvardiol, ku pasi është futur në zonën kundërshtare, ka dërguar topin në këmbët e Alvarez dhe sulmuesi i Manchester City shënon edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Argjentinën duke i dhënë sigurinë për biletën e finales së Katar 2022.

Në minutën e 83-të, Albicelestët kanë mundur të shënojnë edhe njëherë, por pasimit të Paulo Dybalas nuk iu përgjigj mirë Alexis Mac Allister, që gjuajti jashtë.

Nesër në mbrëmje Franca do të përballet me Marokun, sfidë prej ku do të përcaktohet edhe finalistja tjetër, skuadra që do të diskutojë trofeun me Argjentinën mbrëmjen e 18 dhjetorit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img