Wednesday, May 1, 2024

Messi: I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne, tani jemi aty ku dëshironim të ishim

Lexo

Leo Messi ka folur pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Botërorit “Katar 2022”. Një nga lojtarët më të mirë të përfaqësueses argjentinase nuk ka fshehur emocionet.

Ai tha se po kalon momentin spektakolar dhe është koha ta shijojë. Në fjalën e tij për mediet, sulmuesi i Argjentinës deklaroi:

“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit. Ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim.

Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka.

Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img