Tuesday, May 21, 2024

Argjentinë – Kroaci/ Lionel Messi dhe Luka Modric luftojnë për finalen e fundit

Lexo

Argjentina do të përballet me Kroacinë në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror, një ndeshje që fansat e futbollit mezi e presin.

Kapitenët e skuadrva, Lionel Messi (Argjentinë) dhe Luka Modric (Kroaci) kanë marrur çmimin lojtari i ndeshjes në dy finalet e fundit e Kupës së Botës, edhe pse skuadrat e tyre humbën. Por këtë Botëror vetëm njëri prej tyre do ta ketë mundësinë që të luajë në finalen e madhe.

Kroacia shkroi emrin në gjysmëfinale pasi mposhti me penallti Brazilin, në një ndeshje që vazhdimet ishin të bukura. Luka Modric ishte mjeshtër në mesfushës e Kroacisë, duke mos i lënë të qetë asnjëherë lojtarët brazilian me lojën e tij.

Ndërsa, sa i përket Lionel Messit, në çerekfinale ai shfaqi edhe një herë magjinë e tij, duke shënuar, duke asistuar dhe duke gjuajtur saktë njërën nga penalltitë kundër Holandës.

Messi ka barazuar Pelen dhe Gabirel Batistuan me nga 10 gola në Kupën e Botës, ndërsa sa i përket asistimeve, ai është rekordmen në fazën e eliminimit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img