Saturday, July 27, 2024

(Video)Futboll Moshat-Akademia Vllaznia luan ndeshjet e javës së 11-të. Dy fitore dhe një humbje për ekipet kuqeblu. Spikat supergoli i Flavio Fusha për Vllazninë U-15

Lexo

Kampionati kombëtar i futbollit të moshave ka luajtur ndeshjet e javës së 11-të. Tre ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre në shtëpi. Të parët që kanë zbritur në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës kanë qënë futbollistët e Vllaznisë U-13. Skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ka mundur me rezultatin e thellë 4-1 ekipin e Dinamos. Autorë të golave për Vllazninë U-13 kanë qënë: Shabi, Golemi, Cakaj dhe Lekaj.

Më pas, radhën e ka pasur ekipi Vllaznia U-14, i cili i drejtuar nga trajneri Arben Parmeza ka fituar me rezultatin 1 me 0 ndaj ekipit të Akademisë së Futbollit Tirana. Autor i golit për skuadrën kuqeblu ka qënë Bega në minutën e 30-të.

Ekipi i tretë që ka luajtur në fushën e “Reshit Rusit” për llogari të javës së 11-të, ka qënë Vllaznia U-15 e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani. Përballë ka pasur ekipin e fortë të Akademisë së Futbollit Tirana. Miqtë janë treguar më superior në fushën e lojës duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 1-5. Por, ajo që ka spikatur në këtë ndeshje ka qënë supergoli i shënuar në minutën e 60-të nga Flavio Fusha. Një gol i realizuar në mënyrën më të mirë nga një goditje dënimi dhënë në favor të Vllaznisë në një pozicion ballor pranë vijës së bardhë të zonës së 16 metrave të zonës kundërshtare që ia vlen të shikohet edhe në vidion që shoqëron shkrimin.

Goditja mjeshtrore e talentit Flavio Fusha ka shkuar direkt në trekëndëshin e majtë të portjerit tiranas që megjithë përpjekjet e tij, nuk ka mundur ta ndalë tundjen e rrjetës. Jo vetëm për golin mjeshtror shënuar ndaj Akademisë së Futbollit Tirana, por edhe për lojën cilësore, gjithnjë e në rritje që po shpalos në radhët e Akademisë Vllaznia, specialistët e futbollit shkodran, flasin me superlativa për Flavio Fushajn, i cili falë edhe të dhënave optimale që disponon, duke  shtuar edhe shtatlartësinë e pëlqyeshme, e konderojnë atë si një futbollist të perspektives për Klubin e Futbollit Vllaznia.

(Video) Goli mjeshtror i shënuar nga futbollisti i Vllaznisë U15, Flavio Fusha në ndeshjen ndaj Akademisë së Futbollit Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img