Saturday, May 18, 2024

Armando Broja, në finalen e Kupës së Ligës. Djaloshi me origjinë nga Malësia e Madhe, luan 65 minuta si titullar dhe protagonist në dy golat e parë të Çelsit

Lexo

Armando Broja ka siguruar të martën vendin në Kupën e Ligës Angleze, duke e ndihmuar Çelsin e tij të korrte një fitore të thellë ndaj Midëllsboros, 6-1, në takimin e kthimit të gjysmëfinaleve dhe të përmbyste kështu humbjen minimale 0-1 të pësuar në takimin e parë në fushë të huaj. Në fakt, ka qenë sulmuesi shqiptar ai që ka çelur rrugën e golit për skuadrën londineze, pasi përpjekja e tij për të goditur portën e boshatisur, është devijuar në rrjetë nga mbrojtësi Hauson në minutën e 16-të.

Pas një gjysmë ore lojë, Çelsi do të gjejë edhe golin e dytë, teksa do të jetë përpjekja për goditje e Brojës që do të devijohet në këmbët e Enzo Fernandesit, i cili do ta përcjellë topin në rrjetë. Në minutën e 36-të do të vijë edhe goli i 3-të i skuadrës vendase, i shënuar nga Disasi, ndërsa 3 minuta para fundit të pjesës së parë, Kol Palmer do të gjejë edhe golin e 4-t, duke e mbyllur praktikisht që në atë çast çështjen e kualifikimit të Çelsit për në finale.

Me epërsinë e 4-fishtë të Çelsit do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën Broja do të dalë nga loja në minutën e 65-të, ndërsa vendasit do të gjejnë edhe dy gola të tjerë, përkundër një goli të vetëm të shënuar në fund nga miqtë dhe pret të njohë finalisten tjetër në duelin e 25 shkurtit 2024 në Stadiumin mitik “Uembli”.

Ajo do të dalë nga takimi i së mërkurës në mbrëmje, midis Fulhemit dhe Liverpulit, teksa skuadra e trajnerit Jurgen Klop e ka fituar ndeshjen e parë 2-1 në shtëpi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img