Pas ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut Kupa e Botës 2026 vijon me dy përballje mjaft interesante që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.
Në Grupin A Koreja e Jugut do të përballet me Çekinë në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë ta nisin turneun me rezultat pozitiv dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër.
Koreanët mbështeten te disiplina taktike shpejtësia në kundërsulm dhe përvoja e fituar në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë.
Nga ana tjetër Çekia vjen me një skuadër të ekuilibruar me lojtarë cilësorë në repartin e mesfushës dhe sulmit duke synuar të tregoj forcën e futbollit europian që në ndeshjen e parë,ndërsa pritet një duel i hapur ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.
Ndërkohë në Grupin B Kanadaja do të nis aventurën e saj botërore përballë Bosnje dhe Hercegovinës.
Kanadezët shihen si një skuadër në rritje vitet e fundit dhe do të kërkojnë të konfirmojnë progresin e tyre në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Boshnjakët të njohur për teknikën dhe cilësinë individuale të futbollistëve të tyre synojnë të nisin me fitore dhe të marin kontrollin e grupit që në javën e parë.
Të dyja ndeshjet pritet të sjellin emocione rivalitet dhe spektakël ndërsa skuadrat do të luftojnë për pikët e para në rrugën drejt objektivit madhor atë të kualifikimit në fazën me eliminim direkt.
Pas triumfit të Meksikës në takimin hapës vëmendja e tifozëve tashmë është zhvendosur te këto dy përballje të cilat premtojnë futboll cilësor dhe emocione të shumta.
Fatos LAMAJ


