VeriuSport

Rotacion i thellë dhe dominim i plotë, Luftëtari kalon lehtësisht Pogradecin. Përqendrimi te përballja me Sopotin, një duel që do të vendosë fatin...

Fitore e pastër 3-0 për Luftëtarin në stadiumin stadiumin "Gjirokastra" në një sfidë ku trajneri Neritan Novi i dha hapësirë lojtarëve që kishin mar më pak minuta gjatë kampionatit. Pavarësisht ndryshimeve në formacion gjirokastritët treguan seriozitet maksimal dhe dominuan takimin...

Kombëtarja U-21 zyrtarizon miqësore me Italinë, luhet më 8 qershor në Pordenone

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë një tjetër test të rëndësishëm ndërkombëtar, teksa më 8 qershor 2026 do të përballet me Italinë U-21 në stadiumin “Omero Tognon” në Pordenone. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Italiane të Futbollit...

Qazim Laçi, shkëlqen në Turqi. Mesfushori i kombëtares kuqezi zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, po shkëlqen në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit. Në fundjavë mesfushori spikati me gol dhe asist në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konyaspor. Laçi fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 18-të, ndërsa në...

Futboll Moshat-Partizani U19 shpallet kampion i Shqipërisë, përfaqëson Shqipërinë në UEFA Youth League për sezonin 2026 – 2027

Ndonëse duhet edhe një javë që të përfundojë sezoni, Partizani U19 ka siguruar matematikisht titullin kampion në këtë grupmoshë. Partizani U-19 shpallet matematikisht kampion dhe do të jetë ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Youth League për sezonin...

Pogradeci i drejtuar nga trajneri shkodran Besnik Lisha, shkruan historinë. Mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll femra, ndërkohë që më herët...

Festë në Pogradec! Ekipi i volejbollit femra shkruan historinë duke u shpallur për herë të parë kampion i Shqipërisë duke mundur në finale Tiranën. Dhe këtë e këtë arrin duke pasur në krye të skuadrës një trajner shkodran, si Besnik...

Laçi, sfidon Skënderbeun brenda në Korçë dhe shpallet kampion i Kategorisë së Parë

Goli i kapitenit Kurti në minute e 6-të shtesë, vendosi fatin e supersfidës së Kategorisë së Dytë, Skënderbeu-Laçi duke shpallur kurbinasit kampion të sezonit 2025-2026. Sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” ishte jo vetëm një sfidë mes...

KF Shiroka-U eleminua me penallti në Play-Off, mkesazhi i Presidentit Ergi Axhani: Jemi një ekip i ri, vetëm në vitin e dytë. Na falni...

Të dashur sportdashës dhe qytetarë të Shkodrës Ndonjëherë futbolli të jep më shumë se rezultate, të jep mësime, dhimbje dhe forcë për të vazhduar. Ky sezon ishte i tillë për ne. Jemi një ekip i ri, vetëm në vitin e dytë, me...

Tjetër sukses i peshëngritjes shqiptare. Pas medaljes së artë të Briken Caljes në Europian, është Samoel Rrasa që shpallet nën-kampion bote në peshën 65...

Në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt, talenti kuqezi Samoel Rrasa është shpallur nën-kampion bote, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Në peshën 65 kg, 18-vjeçari siguroi vendin e dytë në shkëputje me 134 kg, ndërsa...

(Video) Basketboll Meshkuj-Vllaznia humbet edhe duelin e tretë gjysmëfinal me Tiranën dhe eleminohet në garën për titullin kampion

Tre ndeshje, tre humbje! Ky është bilanci i Vllaznisë së basketbollit për meshkuj në fazën gjysmëfinale Play Off. Në këtë mënyrë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni LLazani duke mos arritur të fitojnë asnjërin nga tre përballjet gjysmëfinale me Tiranën...

Bayern-PSG, dueli ku pritet të vendoset finalistja e dytë e Champions League 2025-2026 do të gjykohet nga João Pinheiro

UEFA i ka besuar ndeshjen mes Bayern-it dhe PSG-së një arbitri nga Portugalia. Dueli ku pritet të vendoset finalistja e dytë e Champions League 2025-2026 do të gjykohet nga João Pinheiro. Kryesori luzitan ka dy precedentë me Bayern-in, të cilin...

About Me

21858 POSTIME
0 KOMENTET

Latest News