Monday, May 20, 2024

Bajrami ndriçon Shqipërinë, UEFA nuk i reziston dot supergolit: ‘Bajrami e bëri përsëri’

Lexo

Nedim Bajrami është heroi i kombëtares shqiptare në ndeshjen e mbrëmshme. Perla e Bajramit i dhuroi Shqipërisë një pikë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

24-vjeçari shënoi një gol që shumë tifozë e kanë krahasuar me golat e magjishëm që realizohen nga këmbët e Lionel Messit. Supergoli i tij duket se ka marrë dhe vëmendjen e UEFA-s, me vetë faqen e Europianit në “Instagram”:

 

“Bajrami e bëri përsëri”, shkruan “EURO 2024” duke iu referuar dhe golave të mëparshëm të mesfushorit që luan me Sasuolon, i cili shkon kështu në kuotën e 3 golave në tre ndeshjet e fundit me Kombëtaren.

https://www.instagram.com/p/Cw54lICLLUu/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img