Saturday, April 20, 2024

Ballafaqim emocionues nesër në Shkodër. Partizani, kërkon kualifikimin dhe Kupën pas 20 vitesh mungesë!

Lexo

Vllaznia pret Partizanin në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Nesër në orën 17:00, të kuqtë do të kërkojnë të fshijnë skorjet e lëna nga disfata me Kukësin por nuk do ta kenë të lehtë pas disa ditëve me polemika dhe në një sezon ku mungesa e vazhdimësisë po e dëmton skuadrën e Giovani Colellas.

Kupa mungon prej më shumë se 20 vitesh në shtëpinë e kuqe dhe ky është një objektiv i trajnerit e klubit e për këtë skuadra do të luajë me gazin në maksimum pasi çdo trofe shtesë në një sezon me probleme mund të rezultojë një kurë e vërtetë për të shëruar skuadrën nga plagët që lë sezoni i gjatë.

Pak ditë pas transfertës së Kukësit, Colella ka punuar me grupin pothuajse të kompletuar pasi Sota është bashkuar me skuadrën duke lënë pas dëmtimin ndërsa Hadroji rikthehet nga pezullimi dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin italian.

Në dipozicion të italianit nuk do të jetë Paulo Buxhelaj, mbrojtësi 19-vjeçar i cili po përballet me një problem fizik dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të udhëtojë me skuadrën në “Loro Boriçi”. Pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të timonierit të kuq që kërkon kthesën e madhe në një sezon të komplikuar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img