Struga i beson pankinën, trajnerit tiranas, Shpëtim Duro. Zyrtarizimi, nesër me skuadrën e re.

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Klubi i njohur futbollistik Struga në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të ndryshojë kreun e pankinës së skuadrës së tye. Rezultatet e dobëta të regjistruara gjatë javëve të fundit, kanë detyruar drejtuesit të largojnë nga drejtimi trajnerin, Srgjan Zaharieski.

Ndërkohë, largimin e trajnerit të mëparshëm, drejtuesit kanë vendosur ta zëvendësojnë me trajnerin tiranas, Shpëtim Duro. Sipas tyre, besimi i tyre është që Duro mund të jetë trajneri i duhur për rikthyer skuadrën në rrugën e duhur drejt objektivit titull falë përvojës së madhe. 63-vjeçari është shpallur një herë kampion i Shqipërisë, në sezonin 2010-2011 me ekipin e Skënderbeut, ndërsa ka fituar një herë dhe Kupën e Shqipërisë, po me ekipin korçar.

Marrëveshjen në fjalë e ka konfirmuar vetë Duro për RTSH Sport, teksa shprehet: “Po, është tashmë thuajse e kryer dhe të mërkurën do të udhëtoj për në Maqedoninë e Veriut për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen, – ka thënë 63-vjeçari në një bisedë të shkurtër telefonike, duke shprehur edhe besimin e tij tek grupi aktual i lojtarëve. “Po shumicën e tyre unë i njoh, sepse i kam patur në skuadra të ndryshme gjatë këtyre viteve, – ka vijuar më tej Duro. – Skuadra është në vend të parë, por ka nevojë për një rinisje për t’u kthyer tek fitoret dhe jam optimist për pjesën e mbetur të sezonit, edhe pse kemi një sfidë të vështirë prej Shkëndijës dhe Shkupit.”

Në karrierën e tij, krahas Skënderbeut Duro ka drejtuar Besën e Kavajës, Vllazninë, Partizanin, Flamurtarin, Kukësin, Laçin dhe Egnatian në Superiore, por edhe Dritën në Kosovë. Pas Shkëndijës, ai pritet që të ketë aventurën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë me ekipin e Strugës, që pas 29 javësh ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, dy më tepër se Shkupi që ka luajtur një ndeshje më pak.

Nga sa bëhet e ditur, zyrtarizimi i Duros në krye të pankinës së Strugës, do të bëhet ditën e nesërme në mjediset e klubit të Strugës.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -