Nesër, çerekfinalja e Kupës, Vllaznia-Partizani. Josa paralajmëron të kuqtë: Vllaznia në moment të vështirë, por s’dorëzohemi!

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Mirel Josa ka paralajmëruar Partizanin se në ndeshjen e vlefshme për një vend në gjysëmfinalet e Kupës të Shqipërisë, Vllaznia e tij do të mundohet të kalojë zhgënjimin e javëve të fundit në “Abissnet Superiore”.

“Nuk duhet të harroni se kemi pasur edhe momente më të vështira se ky i krijuar pas humbjes me Kastriotin dhe këtu dua të përmend vetëm njërin, atë që u krijua pas kualifikimit me vështirësi pas 120 minutash lojë në ndeshje  me Flamurtarin”, tha trajneri i Vllaznisë në vigjilje të duelit me Partizanin.

Për Josën skuadra që drejton ka eksperiencën dhe mundësitë që të rikthehet në rrugë të mbarë. “Unë e kuptoj gjendjen e disa lojtarëve  dhe nuk është më e mira, plus që kemi ende probleme shëndetësore me dëmtimet apo dhe formën jo të duhur të disa prej tyre. Mos harroni jemi në garë në të dyja frontet, si në Kupë ashtu edhe në kampionat”, paralajmëroi trajneri.

Mes të tjerash ai u pyet edhe sa i përket kritikave që ka ardhur ekipit nga tifozët. “S’kemi përse i marrim për keq kritikat e tifozëve, përkundrazi ata na motivojnë dhe besojnë në punën tonë”, tha Josa, i cili e di fare mirë se një rezultat pozitiv nëser në “Loro Boriçi”, do ti jepte moral dhe besim ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -