Tuesday, October 8, 2024

Barazimi me Erzenin, Qatip Osmani: Bëmë mirë në pjesën e parë

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 me Erzenin.

Osmani, deklaroi se në pjesën e parë, shkodranët bënë mirë, ndërsa në të dytën, nuk kishin organizim në sulm.

Pjesa e parë e mirë. Luanim mirë, qarkullimi i topit në nivel. Morëm golin me pakujdesi të mbrojtjes. Kurse pjesa e dytë, në sulm nuk kishim organizim. Na krijoheshin hapësira ndërmjet mbrojtjes dhe mesfushës. Na rrezikoi disa herë Erzeni.

Ndoshta nga dëshira e madhe për ta fituar ndeshje, u shfaqën sot ato gabime që patë. Më mirë sot dëshira e madhe për ta fituar do të thoja, për t’u shkëputur nga vendi i katërt dhe pestë. Ajo është më e arsyeshme për të fituar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img