Saturday, July 27, 2024

Vllaznia, hap i gabuar në shtëpi. Pas humbjes në Kukës, sot humb edhe dy pikë të tjera me Erzenin. Dy skuadrat e vendit të fundit i marrin 5 pikë radhazi

Lexo

Vllaznia-Erzeni  1-1(Shënues: Balaj 29’/Blazeviç 39’)

Faza e tretë nuk ka nisur aspak mirë për skuadran shkodrane. Në dy javët e fundit, Vllaznia ka bërë dy hapa të gabuar. Kuqeblutë kanë arritur të humbasin pesë pikë me dy skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit.

Fillimisht u mund në transfertën e Kukësit, ndërkohë që sot humbi edhe dy pikë të tjera duke luajtur në shtëpi me Erzenin e Shijakut. Kur i kishte të gjitha mundësitë që të kapte kreun e renditjes, me pesë pikët e humbura në dy ndeshjet e fundit, Vllaznia shkon në minus katër pikë nga kreu që mbahet nga Egnatia, e cila fitoi sot me Kukësin 1-0.

Sa i përket ndeshjes së sotme të luajtur në “Loro Boriçi” që prej orës 19:00, mes Vllaznisë vendase dhe Erzenit mysafir, ajo u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Sfida u vendos nga dy golat e shënuar në pjesën e parë.  Kuqeblutë shënuan të parët me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por 10 minuta më vonë, ishte Blazevic që vendosi baraspeshën.

Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, por asnjë nga skuadrat nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Ndeshja e dytë pa fitore për Vllazninë, që mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e parafundit me 28 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img