Saturday, July 27, 2024

Barazimi me Vllazninë, Deliallisi: Meritonim më shumë

Lexo

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes me Vllazninë, ku skuadra e tij barazoi 1-1.

Për rastet e krijuara, Deliallisi deklaroi se ekipi i tij meritonte më shumë dhe ishte më afër fitores.

U goditëm aty ku kishim punuar më shumë. Pastaj barazuam dhe kishim shumë më shumë raste se kundërshtari për ta fituar ndeshjen. Merituam diçka më shumë sot se kundërshtari. Në pjesën e dytë duhej karakter më i fortë se rastet flagrante. Bëmë diçka më shumë se kundërshtari.

Po të marrim 1 nga 1 ndeshjet, në momentin që ne kemi krijuar filozofi dhe fizionomi loje, ne kemi koncept dhe ide shumë të qartë dhe kemi pasur shumë pak luhatje. Kundërshtarët që na lejojnë të luajmë e tregojmë veten më mirë. Skuadra që të motivojnë si Vllaznia, Partizani dhe Tirana. Kemi dhe 7 finale, mendoj pikët aty dhe kemi gjithë mundësitë për të arritur objektivin. Sot kërkova përgjegjësi dhe mos kemi inferioritet ndaj kundërshtarit. Jemi brenda çdo objektivi për të qenë brenda 10 ekipeve të Superiores.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img