Sunday, November 24, 2024

Bashkia Garfield në SHBA, nderon kampionin shqiptar të boksit Kristian Prenga me “Çelësin e qytetit”

Lexo

Bashkia Garfield në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nderuar kampionin shqiptar të boksit, Kristian Prenga me pllakatën “Çelësi i qytetit”.  Përmes një ceremonie të organizuar në mjediset e kësaj bashkie, ka qënë vetë kryebashkiaku Richard Rigoglioso dhe menaxherja e qytetit, Erin Nora Delaney që i kanë dorëzuar çmimin përkatësë “Çelësi i qytetit”, kampionit shqiptar.

I spikatur më herët në boksin shqiptar, djaloshi shtatlarti nga Mirdita, Kristian Prenga, i stërvitur nën kujdesin e vëllezërve kampione Keta, ka arritur të korrë suksese të njëpasnjëshme, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke arritur të jetë Kampion bote me dy tituj të fituar.

Pikërisht për sukseset e arrituara në SHBA, kampioni shqiptar Kristian Prenga që vazhdon të ngrejë në ring kuqezi, ka marrë vemendjen e Bashkisë së Garfield, qytetit ku ai jeton në Amerikë, e cila e ka nderuar me titullin e lartë, atë të pllakatës së çmimit, “Çelësi i qytetit”.

Për vetë kampionin Prenga, nderimi që iu bë nga bashkia Garfield, e ka emocionuar, ndaj edhe ka shprehur mirënjohjen për drejtuesit e këtij institucioni.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time per Kryetarin e Bashkisë të Garfield NJ Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Zni Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë dhe për vlerësimin me çmimin “Çelësi i Qytetit. Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha orët që unë dhe ekipi im kemi kaluar duke punuar”, është shprehur ndër të tjera Prenga në profilin e tij të rrjetit social, FB.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img