Wednesday, May 8, 2024

Basket Meshkuj-Superliga/Vllaznia e nis me fitore, mund Tiranën në transfertë 82-84

Lexo

Vllaznia e basketbollit për meshkuj e nis me fitore kampionatin. Mbrëmjen e së martës janë luajtur ndeshjet e javës së parë të Superligës së basketbollit për meshkuj. Skuadra e kuqeblu e drejtuar nga trajneri malazez, Bulatoviç ka qënë mysafire në kryeqytet duke u ndeshur me ekipin vendas të Tiranës.

Një ndeshje që në fakt nuk filloi mirë për Vllazninë, e cila dhjetë minutat e para të periodës së parë i mbyllë me humbje me shifrat 24 me 15. Më pas, në periodën e dytë loja e skuadrës kuqeblu ka një transformim rrënjësor për mirë. Jo vetëm që arrin të barazpeshojë shifrat, por duke fituar periodën e dytë 17 me 29 arrin ta mbyllë pjesën e parë në avantazh 41 me 44.

Loja e mirë e Vllaznisë vijon edhe në pjesën e dytë, çka refektohet me fitoren e periodës së tretë 23 me 26 duke bërë që pas tre periodave kuqelutë të kryesojnë me shifrat 64-70. Bastbollistët kryeqytetas të drejtuar nga trajneri i tyre Erkand Karaj reagojnë në periodën e katërt duke arritur ta barazpeshojmë lojën, aq sa kur duheshin edhe pesë sekonda nga mbarimi i të gjithë takimi diferenca në favor të Vllaznisë ishte vetëm me dy pikë, 82 me 84.

Madje, bardheblutë kanë shansin e artë për ta përmbysur ndeshjen në favor të tyre, pasi kishin në dispozicion aksionin e fundit, që nëse do ta konkretizonin me tre pikë mund ta fitonin ndeshjen, ose më e pakta me dytë pike, e çonin në shtesë.

Por, nuk ndodhë, as njëra dhe as tjetra, sepse kuqeblutë mbrohen mjaft mirë nga ky sulm i fundit bardheblu duke bërë që vërshëllima përfundimtare e gjyqtarëve të ndeshjes, tinasve Hoxha-Bejko dhe shkodranit Hans Trajer, të mbajë në fuqi rezultatin 82 me 84 për Vllazninë

Një fitore kjo shumë e rëndësishme për djemtë kuqeblu që në javën e parë të kampionatit duke bërë që të harrohen paraqitjet jo të mira në Kupën e Federatës, ku u eleminuan që në gjysëmfinale.

Në takimet e tjera të javës së parë të Superligës së meshkujve, derbi kryeqytetas, Dinamo-Partizani, fitohet nga blutë dinamovitë me shifrat 76-70, ndërkohë që Kamza mundet në shtëpi nga Teuta me rezultatin 83-88.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img