Friday, April 19, 2024

Kupa e Shqipërisë-Hap pozitiv i Vllaznisë, mund Bylisin në transfertë 0-2. Vendosin golat e Jonuzit dhe Kaines

Lexo

Bylis-Vllaznia 0-2 (Shënues: Jonuzi 36’, Kaina 90+4)

E martë, 17 janar 2023, ora 13:00, Stadiumi “Adush Muça” Ballsh

BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Muçollari, Lorran, Ruçi, Maçolli, Qardaku, Beji, Kaçorri. Trajner: Arian Bellai

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Heriç, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Silvio Dyrmishi(Elbasan), Alfred Shkreta(Tiranë), Delin Kasa(Kavajë), Olsion Yzeiraj(Patos).

Delegat: Petrit Brahja(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)

Vllaznia ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë teksa ka fituar ndeshjen e parë të turit të dytë të luajtur në transfertë me ekipin mallakastriot, Bylis. Për fitoren kuqeblu kanë vendosur golat e shnënuar nga Jonuzi në pjesën e parë dhe Kaina në limitin e krejt ndeshjes, në të katërtën minutë të shtesës së lojës.

Pjesa e parë

45 minutat e para janë dominuar tërësisht nga kuqeblutë e Vllaznisë, të cilët për shumë minuta e spostuan lojën në gjysëmfushën vendase duke kërkuar me insistim golin e avantazhit, të cilin e arrijnë në minutë e 36-të përmes një gjuatje qëndrore të Fjoart Jonuzit, e cila e ndihmuar edhe nga prekja e mbrojtësit mallakastriot, shkon në rrjetë.

Pas pësimit të golit, skuadra vendase, në gjirin e së cilës luajnë edhe dy shkodranët, Trumçi dhe Qardaku ndyshon strategji duke rritur forcat sulmuese, madje kanë edhe një rast shumë të pastër shënim, por nëse nuk realizohet, merita është për portjerin e Vllaznisë, Kristi Qarri, i cili tregon aftësitë e tija duke evituar golin e sigurtë në portën e tij dhe duke mbajtur në fuqi avantazhin kuqeblu deri në mbyllje të pjesës së parë, e cila fitohet me meritë nga Vllaznia me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë

Vllaznia, vazhdon të luajë mirë edhe në pjesën e dytë, por për hirë të së vertetës, evidentohet një tërheqje disi prapa duke i shërbyer më tepër mbajtjes në fuqi të avantazhit të krijuar në pjesën e parë.

Nga ana tjetër, vendasit e kërkojnë më ngulm golin e barazimit, por sërishmi në skenë del portjeri i ri, Kristi Qarri, që si zëvendësues i malazezit Bojan Zogoviç, e justifikon më së miri besimin e trajnerit Josa.

Ndërrimet e realizuara në këtë pjesë loje nga tekniku Josa duke aktivizuar Krujën dhe Markun i japin më freski lojës së kuqebluve, e cila rikthehet sërishmi të jetë e rrezishme në minutat në vazhdim. Madje, kur kishin kaluar katër minuta të shtesës nga pesë të akorduara nga arbitri elbasanas Dyrmishi, Vllaznia godet përsëri duke shënuar golin e dytë me anë të brazilianit Kaina.

Me dy gola në epërsi, Vllaznia largohet nga Ballshi me një hap të sigurtë për kualifikimin në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, që gjithësesi, zyrtarizimi i kalimit të turit përcaktohet me datë 1 shkurt në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img