Botërori 2026-Ekuadori surprizon Gjermaninë por Gjermania kalon si kryesues i Grupit E

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gjermani-Ekuador 1-2

Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar humbjen e parë në Kupën e Botës 2026 duke u mposhtur me rezultatin 2-1 nga Ekuadori në sfidën e fundit të Grupit E.

Megjithatë pas disfatës Gjermania ka siguruar vendin e parë në grup falë golavarazhit më të mirë duke e mbyllur fazën e grupeve me 6 pikë.

Ekuadori zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke treguar karakter dhe efikasitet përballë një prej kombëtareve favorite të turneut.

Fitorja i mbajti gjallë shpresat deri në fund por katër pikët e grumbulluara nuk mjaftuan për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt.

Gjermania nga ana tjetër edhe pse nuk arriti të shmangte humbjen përfitoi nga diferenca më e mirë e golave ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë dhe e mbylli Grupin E në krye të renditjes duke siguruar një short teorikisht më të favorshëm në raundin e 1/16-ave.

Tashmë gjermanët do të përqendrohen te faza me eliminim direkt ku gabimet nuk falen ndërsa Ekuadori largohet nga turneu me kokën lart pas një fitoreje prestigjioze ndaj një prej gjigantëve të futbollit botëror.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img