Botërori 2026-Grupi E/Bregu i Fildishtë fiton në frymën e fundit ndaj Ekuadorit, Diallo vendos sfidën në fundin e kohës së rregullt

Lexo

- Reklamë -spot_img

 Bregu i Fildishtë-Ekuadori  1-0(Shënues: Diallo 90’)

Bregu i Fildishtë e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Botërorin 2026 duke marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Afrikanët siguruan tri pikët vetëm në çastet e fundit të takimit falë një goli vendimtar të shënuar nga Diallo.

Sfida e zhvilluar mes dy përfaqësueseve ishte mjaft e luftuar dhe e balancuar me të dyja skuadrat që treguan kujdes të madh në repartin mbrojtës.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe duele të shumta në mesfushë ndërsa rastet e pastra për gol ishin të pakta.

Ekuadori u shfaq më kërkues në disa momente të ndeshjes dhe iu afrua golit madje duke vënë në vështirësi mbrojtjen e Bregut të Fildishtë.

Megjithatë portieri dhe reparti defensiv i afrikanëve u treguan të vëmendshëm duke ruajtur portën të paprekur.

Në pjesën e dytë trajnerët kryen ndryshime për të rritur forcën sulmuese të skuadrave dhe loja u bë edhe më e hapur.

Të dy ekipet kërkuan golin e avantazhit por mungesa e saktësisë në finalizim bëri që rezultati të mbetej i bardhë për pjesën më të madhe të takimit.

Kur dukej se sfida po shkonte drejt një barazimi pa gola erdhi momenti që vendosi gjithçka.

Në minutën e 90-të Singo shërbeu një top të saktë për Diallo i futur si zëvendësues gjatë ndeshjes që nuk gaboi përballë portës dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Goli i Diallo shkaktoi festë të madhe te tifozët e Bregut të Fildishtë ndërsa futbollistët e Ekuadorit u përpoqën të reagonin në minutat shtesë por pa sukses.

Vërshëllima përfundimtare e arbitrit vulosi triumfin e afrikanëve të cilët marin tre pikë me shumë vlerë në nisje të Botërorit.

Me këtë fitore Bregu i Fildishtë jep një sinjal të fortë në Grupin E ku bëjnë pjesë edhe Gjermania dhe Kuraçao.

Nga ana tjetër Ekuadori do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img