Meksikë-Afrikë e Jugut 2-0(Golat:Kuinones 9,Himenez 67)
Meksikë:Rangel,Rejes,Montes,Vaskez,Gajardo,Lira(Alvarez 76),Alvarado,Gutierres(Caves 65),Fidalgo(Mora 65),Kuinones(Vega 79),Himenez(Gonzales 76) Trajner:Havier Aguir
Afrikë e Jugut:Uilliams,Okon,Sibisi,Mbokazi,Mudau,Mokoena,Sitol,Adams(Zvane 61),Modiba(Apolis 77),Rajners(Makgapo 77),Foster(Mbata 55) Trajner:Hugo Bros
Gjyqtarë:Uilton Sampaio,Bruno Pires,Bruno Boscila(Brazil),Huan Benitez(Paraguai) Var:Nikola Gaio(Kolumbi) Avar:Huan Lara(Kili)
Botërori 2026 nisi me triumfin e Meksikës e cila mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse të Grupit A të zhvilluar në stadiumin legjendar “Azteca”.
Para një atmosfere elektrizuese dhe mijëra tifozëve vendas skuadra e drejtuar nga Havier Aguir hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit duke mar tri pikët e para të turneut.
Meksikanët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme,ku vetëm në minutën e 9-të Julian Kuinones përfitoi nga një gabim i mbrojtjes afrikano-jugore dhe dërgoi topin në rrjetë duke shënuar golin e parë të Kupës së Botës 2026 dhe duke ngritur në këmbë tifozët vendas.
Goli i hershëm i dha qetësi Meksikës,e cila kontrolloi ritmin e lojës gjatë pjesës së parë.
Afrika e Jugut tentoi të reagojë pas pushimit por hasi vështirësi përballë organizimit të skuadrës vendase.
Meksika vazhdoi të krijonte raste dhe në minutën e 67-të vulosi fitoren me anë të sulmuesit Raul Himenez i cili realizoi golin e dytë dhe siguroi suksesin e ekipit të tij.
Në fund Meksika festoi një fitore të merituar 2-0,duke nisur me këmbën e mbarë aventurën në Botërorin 2026.
Për Afrikën e Jugut humbja në ndeshjen e parë e bën edhe më të rëndësishme reagimin në sfidat e ardhshme të grupit.
Ndërkohë Meksika tregoj se është gati të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të synuar një ecuri sa më të gjatë në këtë Kupë Bote.
Fatos LAMAJ


