Thursday, April 25, 2024

Botërori “Katar 2022”-Francës i bashkangjitet edhe Australia. Dy skuadrat e grupit D shkojnë në 16-she

Lexo

Tunizi-Francë 1-0 (Shënues: Khazri 58’)

Australi-Danimarkë 1-0(Shënues: Leki 60’)

Ka mbyllur verdiktet e tij edhe grupi D, k u pas ndeshjeve të pasdites së sotme ka zyrtarizuar Francën dhe Australinë, si dy të parat e këtij grupi duke kaluar në fazën tjetër të 16-tëshes.

Në fakt, framcezët e kishin siguruar më herët kualifikimin, por lufta për një biletë të vendit të dytë në grup ishte mes Tunizisë, Danimarkës dhe Australisë.

Emocionet e 90-të minutave të kohës së rregullt, por edhe të atyre shtesë që shpesh janë përcaktuese kanë qënë të pranishme në të dy ndeshjet që luheshin paralelisht në të njëjtën orë.

Si për koinçidencë, goli i Tunizisë që i hap shpresat për një kualifikim të mundshëm shënuar në minutën e e 58-të nga Khazri shoqërohet vetëm pas dy minutash nga goli i australianëve me autor Leki që shuan entuziasmin e kampit tunizian.

Në duelin Tunizi-Francë,  nisur edhe nga qetësia e sigurimit të kualifikimit që në ndeshjen e dytë, skuadra e drejtuar nga Deschamps, luajti me një formacion miks duke lënë në stol disa nga titullarët, përfshirë edhe Mbape, të cilët i aktivizoi në pjesën e dytë. Nga kjo përfitoi Tunizia, e cila kryesoi deri në fund të ndeshjes.

Me aktivizimin e titullarëve, Franca e rriti nivelin e lojës së saj, madje arriti të shënonte edhe golin e barazimit në minutën e fundit shtesë, por që u anolua për pozicion jashtë loje. Festa e fitores i takoi Tunizisë, por kalimin e grupit e arriti Australia, e cila falë një goli të shënuar nga Leki në minutën e 60-të renditet e dyta e grupit D.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, Australi-Danimarkë, edhe pse danezët konsideroheshin favoritë, në fushën e lojës ato janë sjellur ndryshe, larg pritshmërisë që tifozët janë mësuar ti shikojnë në fushën e lojës. Aq më tepër, kur për to, kjo ishte një ndeshje finale dhe vendimtare për kualifikim, ato nuk treguan asgjë nga karakteristikat që ka kjo skuadër.

Në këtë mënyrë, Australia renditet e dyta në grupin D me 6 pikë duke iu bashkangjitur Francës në kualifikimin në turin e 16-tëshes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img