Friday, April 26, 2024

Superkupa e Shqipërisë, KF Vllaznia plotëson kërkesën e tifozëve kuqeblu për shitjen e biletave edhe në Shkodër

Lexo

Me 7 dhjetor, ora 19.00, në stadiumin “Air Albania”, është planifikuar të luhet Superkupa e Shqipërisë në mes Tiranës kampione dhe Vllaznisë, fituese e Kupës së Shqipërisë. Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të luajtura në kryeqytet, apo edhe në stadiumet e tjera të Shqipërisë, të parët që nisin organizimin  për të mbështetur skuadrën e zemrës Vllaznia në shkallët e stadiumit të kryeqytetit, janë pjesëtarët e grupit “Vllaznit Ultras”.

Por, planifikimi i organizatorëve të ndeshjes për të shitur biletat përkatase vetëm në Tiranë, ka bërë që reagimi i grupimit “Vllaznit Ultras” të jetë i menjëhershëm, duke deklaruar bojkot të ndjekjes së kësaj ndeshje, në rast se nuk plotësohen kërkesat e parashtruara prej tyre.

Për situatën në fjalë është angazhuar KF Vllaznia, i cili përmes drejtuesve, dhe personalisht presidentit Alban Xhaferi, dhe pasi ka kontaktuar me organizatorët, ka marrë konfirmimin e plotësimit të kushtit, që biletat të shiten edhe në Shkodër, gjë që e ka konfirmuar edhe nëpërmjet njoftimit të shpërndarë në fazen zyrtare të klubit kuqeblu.

 

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë që duan të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Superkupës ndaj Tiranës, që do të luhet më 7 dhjetor ora 19.00 në “Air Albania”, në bashkëpunim me FSHF si organizatore e ndeshjes, kanë vendosur që biletat e saj të shiten edhe në Shkodër. Për këtë arsye, bëjmë me dije se sporteli pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të jetë i hapur që prej datës 4 dhjetor deri ditën e ndeshjes sipas orareve të mëposhtme:

Paradreke: 10.00- 14.00

Pasdreke: 17.00- 20.00

Eja edhe ti!

Një ndeshje ku nuk duhet të mungosh!

Forca Vllaznia!

(Shënim: Tribuna e caktuar për tifozët kuqeblu është ajo pas porte nga ana e Hotel “Sheraton”)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img