Friday, April 26, 2024

Botërori “Katar 2022”-Sot duelet e fundit në grupin E dhe F. Spikasin sfidat Kroaci-Belgjikë dhe Kosta Rika-Gjermani

Lexo

Kampionati botëror “Katar 2022” vijon sot ndeshjet e planifikuara për grupin E dhe F, ku pas katër dueleve që konsiderohen që të katra luftarake do të përcaktohen emrat që do të kalojnë më tej në fazën tjetër të 16-tëshes.

Në orën 16:00, në fushën e lojës do të prezantohen ekipet e grupit F, të ndara nës dy çifte: Kanada-Marok dhe Kroaci-Belgjikë. Që të dyja këto ndeshje paraqesin interes për tu parë, por kryesisht ajo Kroaci-Belgjikë pritet të jetë shumë luftarake, pasi kemi të bëjmë me dy skuadra që kërkojnë të ecin më lart dhe me pretendime në turret e mëvonshme të Kupës së Botës.

Ndërkohë, edhe në ndeshjet e dyta të orës 20:00 që luhen për llogari të grupit E, duelet e plafikuara janë për tu ndjekur, sepse mes tyre janë edhe dy emra të mëdhenjë, si Spanja dhe Gjermania. Çiftet e orës 20:00, janë Kosta Rikë-Gjermani dhe Japoni-Spanjë. Që të dyja ndeshje interesante, por mes tyre, padyshim që vemendjen më të madhe do ta marrë sfida Kosta Rikë-Gjermani, aty ku gjermanëve u duhet patjetër fitorja për të cijuar konkurimin në Kupën e Botës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img