Friday, March 29, 2024

Klubi “Albania Judo Kodokan” me drejtues Mjeshtrin e njohur Anton Shkoza, vazhdon traditën e festës së fundvitit!

Lexo

Klubi “Albania Judo Kodokan” me qëndër në Vaun e Dejës, i themeluar dhe drejtuar prej vitesh nga Mjeshtri i Madhi Judo-s shkodrane dhe asaj shqiptare, Anton Shkoza, e ka shndërruar në traditë organizimin e festës së fundvitit me sportistët dhe  antarët e këtij klubi.

Krahas të tjerave, një aktivitet i tillë shërben për të bërë edhe bilancin e rezultateve të arrituara gjatë vitit. Dhe, për hirë të së vertetës, ky vit ka qënë i suksesshëm për xhudon shkodrane, pasi perveç shumë medaljeve të arrituara nga sportistët e këtij klubi nën drejtimin e trajnerëve, Aurora Shkoza dhe Luigj Shkoza, për këtë të fundit ka pasur një të veçantë. Pikërisht, pak ditë më parë, Luigj Shkoza, ka marrë licensen e trajnerit ndërkombëtar.

“Sot me datën 17 dhjetor në Shkollën e Judos Vau Dejes, u organizua festa e fundvitit.

Fryma festive përshkoi të gjithë të pranishmit dhe fëmijët na dhuruan kënaqësi të veçantë me demostrime, këngë dhe mesazhe. Na nderuan me prezencen e tyre Kryetari i Bashkisë Vau Dejes Mark Babani, Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit Kolonel Hil Lushaku, miq të veçantë dhe prindërit e fëmijëve.

Falenderojm ata që kontribuan dhe e bënë aq të bukur këtë festë. Trajnerat e palodhur, xhudistët e përkushtuar dhe prindërit bashkpunues . Ndërkohë, mbushemi me shpres dhe me objektiva duke uruar dhe synuar pritshmëri pozitive për ekipin tonë për vitin në vazhdim. Me mirënjohje të thellë për çdo bekim dhe mundësi që kishim gjatë këtij viti, ne ju urojmë të gjithve Krishlindje të bardha dhe gëzuar Vitin e Ri 2023!”, shkruhet në faqen zyrtare të Klubit “Albania Judo Kodokan” me drejtues, Mjeshtrin e njohur, Anton Shkoza.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img