Sunday, May 5, 2024

Botërori “Katar 2022”-Tjetër ndeshje emocionuese, 5 gola më sfidën Kore e Jugut-Ganë. Tre pikët e para për ganezët në grupin H

Lexo

Kore e Jugut-Ganë 2-3

(Shënues: Gue Sung Cho 58′ 61′ / Salisu 24′,  Kudus 35′ 68′ )

Botërori “Katar 2022”, sa vjen e bëhet më interesant. Ndeshjet në grupe po dhurojnë lojra dhe po aq edhe rezultate interesante. E “çmendur” u tha për ndeshjen paraardhëse në mes Kamerunit dhe Serbisë, sfidë e cila prodhoi 6 gola me barazimin 3-3, por jo pak e “çmendur” ishte edhe sfida pas saj, Kore e Jugut-Ganë.

Emocione pa fund edhe në këtë 90-të minutësh, me avantazhin e dyfishtë të Ganës në pjesën e parë, barazimin e Koresë së Jugut në 2-2, dhe më pas goditjen “vdekjeprurëse” të Ganës me golin e trë duke shijuar tre pikët e para në këtë botëror.

Protagonist i kësaj ndeshje është Kudus. Kur, të gjithë prisnin nga Son, talenti i Ajax nënshkruan një dopietë dhe nis ekipin e tij në fitoren 3-2 ndaj aziatikëve që vlen tri pikët e para në Katar për përfaqësuesen afrikane. Korea, nga ana tjetër, ndalet vetëm në një pikë dhe 1/16-ta bëhet e vështirë.

Pjesa e parë është në  stilin afrikan me Ganën që kalon 2-0 në harkun kohor të dhjetë minutave: një-dy e nënshkruar nga Salisu dhe Kudus mes 24′ dhe 34′. Një Ganë cinike me dy goditje dhe dy gola, Korea e zbehur dhe asnjëherë e rrezikshme dhe reagimi nuk vjen.

Pas intervalit, megjithatë, formacioni i Bentos del i transformuar nga dhomat e zhveshjes. Son nuk është bindës dhe kështu Cho është protagonist i madh, fillimisht me një goditje me kokë të refuzuar nga Ati-Zigi, më pas në minutën e 58-të me një prekje që shkurton distancën pas një krosi nga e majta të Lee Kang-In. Por kjo nuk është e gjitha, pasi sulmi aziatik lëshohet dhe pas vetëm tre minutash arrin 2-2 i bujshëm me Çon që dominon me kokë dhe forcë dhe e dërgon topin në rrjetë.

Gjithçka duhet të ribëhet për Ganën, por kombëtarja afrikane nuk dorëzohet dhe është me të vërtetë shumë e aftë për t’u ngritur menjëherë. Në minutën e 67-të kur Ëilliams zbut topin në zonën koreane, pas tij është përsëri Kudus që shënon dopietën e tij personal për avantazhin e ri ganez.

Koreja nxiton përpara dhe në minutën e 76-të Mensah shpëton një goditje nga Kim Jin-Su në vijë, më pas Kim Jin-Su provon përsëri por Ati-Zigi e dërgon topin në këndore. Sulmi i fundit në 10 minuta të kohës së shtuar, por muri ganez qëndron dhe raundi i 16-shes bëhet një ëndërr e mundshme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img