Thursday, April 25, 2024

(Video) Taekwondo-Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë me grupmoshat. 19 vende të para, 17 të dyta dhe 18 të treta si individë. Amina Batuni dhe Omer Puka, sportistet më të mirë të aktivitetit

Lexo

Fitimi i trofeve kombëtarë për ekipin e Vllaznisë në Taekwondo tashmë është bërë një ritual i zakonshëm. Pas sukseseve të garave të mëparshme në Kampionatin Kombëtar si dhe veprimtari të tjera të kalendarit të Federatës Shqiptare të Taekwondosë, Vllaznia e drejtuar nga kryetrajneri, Elion Puka, spikati edhe në Kupën e Shqipërisë, aktivitet ky i organizuar për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.

E përfaqësuar me 70 sportistë, Vllaznia ka dominuar thuajse në të gjitha disiplinat dhe grupmoshat e këtij aktiviteti. Një gjë e tillë është shpërblyer me shpalljen kampion me kategorinë e fëmijëve, dhe të para të rinjve, ndërsa me të rinjtë rënditet në vendin e 2-të.

Në total, nga ekipi i Vllaznisë në këtë aktivitet, u fituan 19 vende të para, 17 vende të dyta dhe 18 vende të treta. Nga gjiri i ekipit të Vllaznisë në këtë aktivitet u shpallen edhe dy sportistët më të mirë të Kupës së Shqipërisë, të cilët ishin: Amina Batuni-sportistja më e mirë teknike për të rejat, dhe Omer Puka-sportisti më i mirë teknik për fëmijët.

Titujt kampion individual nga ekipi i Vllaznisë, për kategorinë e fëmijëve A i fituan: Elois Spatari, Broan Haxhkaj, Ajan Zadeja, Geald Mema, Jara Sadiku, Amer Vrina, Reina Spatari. Ndërsa, për kategorinë e fëmijëve B, titujt kampionë u fituan taekëondistët, Albion Murrizi, Omer Puka, Erglisa Lika. Në kategorinë e paratërinjve kampion janë shpallur Menida Meta, Edrit Çoka, Selma Uruci, Ingrid Kthupi. Për kategorinë e të rinjve, kampionë individual u shpallën Isra Meta, Ajla Maho, Irsa Osmanagiq, Esad Malaj, Amina Batuni. Ndërkohe nga Vllaznia ka patur edhe një konkurrent në kategorinë e të rriturave, pikërisht Nejla Uruçi që është renditur e dyta në peshën deri në 57 kg.

Rezultatet teknike të sportistëve të Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë-Taekëondo

Kategoria Femije C

  1. Daris Kraja -23 kg vend i 3-të
  2. Noel Dibra -23 kg vend i 3-të
  3. Elois Spatari -25 kg kampione
  4. Broan Haxhkaj -29 kg kampion
  5. Ajan Zadeja -33 kg kampion
  6. Geald Mema -36 kg kampion
  7. Jara Sadiku -36 kg kampione
  8. Mateo Gjonaj +40 kg vend i 2-të
  9. Amer Vrina +40 kg kampion

Kategoria Femije B

  1. Klevis Mecaj -25 kg vend i 2-të
  2. Alim Maho -27 kg vend i 2-të
  3. Albion Murrizi -27 kg kampion
  4. Blerand Demaj -29 kg vend i 4-të
  5. Rezart Malaj -29 kg vend i 4-të
  6. Relind Erkacej -29 kg vend i 4-të
  7. Omer Puka -29 kg kampion
  8. Xhesina Lekaj -29 kg vend i 2-të
  9. Erglisa Lika -29 kg kampione
  10. Ardis Durro -31 kg vend i 4-të
  11. Ennes Malaj -33 kg vend i 2-të
  12. Arbios Kraja -33 kg vend i 4-të
  13. Julid Shimaj -36 kg vend i 3-të
  14. Rean Beci -40 kg vend i 3-të
  15. Amel Brahusha -40 kg vend i 3-të
  16. Rohan Hasani +40 kg vend i 2-të

Kategoria Femije A

  1. Brion Lekaj -29 kg vend i 2-të
  2. Enriko Aramalli -29 kg vend i 3-të
  3. Maira Kraja -29 kg vend i 3-të
  4. Xhozef Delija -31 kg vend i 2-të
  5. Arel Hysaj -31 kg vend i 3-të
  6. Sion Marashi -36 kg vend i 4-tërt
  7. Noel Camaj -40 kg vend i 2-të
  8. Bertan Celiku -40 kg vend i 4-të
  9. Arisla Borici -40 kg vend i 3-të
  10. Franko Suka -44 kg vend i 2-të
  11. Drini Shehu -44 kg vend i 4-të
  12. Reina Spatari -44 kampione
  13. Ronaldo Marku -48 kg vend i 3-të
  14. Enes Rako +48 kg vend i 4-të

Kategoria Para të rinj

  1. Menida Meta -33 kg kampione
  2. Sudejsa Malaj -37 kg vend i 2-të
  3. Edrit Coka -41 kg kampion
  4. Revne Deda -41 kg vend i 4-të
  5. Adi Però -41 kg vend i 2-të
  6. Gjulja Xhaji -41 kg vend i 2-të
  7. Aron Duka -45 kg vend i 2-të
  8. Aron Lulaj -45 kg vend i 3-të
  9. Amina Hadri -47 kg vend i 2-të
  10. Amber Mustafa -49 kg vend i 4-të
  11. Ensar Dani -49 kg vend i 4-të
  12. Klejvis Kruja -49 kg vend i 4-të
  13. Antia Bardhi -51 kg vend i 3-të
  14. Selma Uruci -51 kg kampione
  15. Anselma Xhaji -55 kg vend i 3-të
  16. Ledjona Demaj -55 kg vend i 3-të
  17. Alesia Zefi -59 kg vend i 3-të
  18. Ingrid Kthupi +59 kg kampione

Kategoria te rinj

  1. Ersi Ullishta -48 kg vend i 3-të
  2. Isra Meta -49 kg kampione
  3. Ajla Maho -52 kg kampione
  4. Amir Kraja -59 kg vend i 4-të
  5. Irsa Osmanagiq -59 kg kampione
  6. Edri Hoti -59 kg vend i 3-të
  7. Esad Malaj -63 kg kampion
  8. Nesar Aruci -63kg vend i 3-të
  9. Amina Batuni -63 kg kampione
  10. Sejda Kolce -63 kg vend i 3-të
  11. Erdis Thelbi -73 kg vend i 4-tërt
  12. Xhoel Merkuli -73 kg vend i 2-të

Kategoria te rritur

  1. Nejla Uruci -57 kg vend i 2-të.

Ky aktivitet në thelb kishte si qëllim aktivizimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë për të fituar eksperiencë dhe zgjedhjen e më të mirëve për ekipin kombëtarë që do marrin pjesë në kampionatin Ballkanik fundjavën që vjen. Falenderime të përzemërta shkojnë për prindërit tanë që na mbështesin, sportistët për përkushtimin e tyre dhe këtë rradhë dua të falenderojmë në veçanti stafin tonë të trajnerëve për mundin dhe angazhimin e tyre maksimal në përkrahjen e kampionëve tonë të vegjël. Aktivitete të tjera na presin në vazhdimësi dhe na mbetet të vazhdojmë të punojmë fort për suksese më të mëdha.”, shpret për Veriu Sport, Kryetrajneri, Elion Puka.

(Video) Garat e Kupës së Shqipërisë në Taekwondo. Vllaznia, kampione me kategorinë e fëmijëve, dhe të para të rinjve, ndërsa me të rinjtë rënditet në vendin e 2-të.)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img