Saturday, July 27, 2024

Premier League, java e 19-të/Arsenali bie në derbin e Londrës kundër West Ham

Lexo

Topçinjtë e Artetës humbin ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon në sfidën kundër Hammers

Në ndeshjen e javës së 19-të të Premier League, Topçinjtë e Artetës humbën 2-0 ndaj Ëest Hamit. Miqtë gjetën avantazhin në minutën e 13-të të pjesës së parë me Soucek dhe në pjesën e dytë vulosën rezultatin falë dyfishimit të arritur pas një goditjeje nga këndi me anë të Mavropanos. Në shtesë mbërriti dhe një penallti për Ëest Hamin, por Benrahma gaboi përballë portierit të Topçinjve.

E megjithatë një ndeshje e tillë është e destinuar të krijojë polemika. Episodi i golit të parë të ndeshjes, i shënuar nga Soucek në minutën e 13-të, në fakt u shoqërua me dyshime të shumta për vlefshmërinë e golit, me topin që u shfaq si i larguar nga fusha gjatë aksionit.

Fillimisht Arsenali nuk reagoi, i goditur nga gabimi i rëndë i mbrojtjes, por më pas pamjet ndezën polemika: kontrolli i Boëen dukej se ishte krejtësisht përtej vijës. VAR kontrolloi golin dhe, për habinë e tifozëve, e konsideroi të rregullt.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img