Wednesday, June 19, 2024

Broja protagonist i revistes angleze “Rising Baller”: Në Europian surprizojmë, festa me shqiponjë unike

Lexo

Armando Broja është protagonist i revistës angleze “Rising Baller”. Në intervistën e dhënë sulmuesi kuqezi thekson rëndësinë e tifozëve. “Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja.

I pyetur për rivalët në grup sulmuesi i Çelsit pranoi se Shqipëria nuk kishte qenë me shumë fat: “Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”.

Mes të tjerash ai shpjegon edhe festimin me gjestin e shqiponjës. “Kush shënoj festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelkanë, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”, tregon Broja.

Në aspektin personal Broja nënvizon se pjesëmarrja në Europian ishte një ëndërr, e cila u bë realitet. “Do të jetë një emicion i madh për mua. Dua të falenderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë”, përfundon Broja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img