Bylis-Korabi 3-2(Shënues: Kibe 17’, Kamara 37’, Peralta 63’/Kryemadhi 25’, Kasalla 39’)
Bylisi tashmë është zyrtarisht skuadra e parë që ka siguruar ngjitjen në Superiore. Ballshiotët rikthehen në elitën e futbollit shqiptarë vetëm pas 1 viti mungesë.
Skuadra e Arjan Bellait mposhti mes shumë vuajtesh skuadrën e Korabit. Në shtëpi triumfuan 3-2 ndaj ekipit dibran që luftonte për të blinduar vendin e tyre në “Play-Off”.
Pjesa e parë ishte interesante, kur pas golit të avantazhit për vendasit me autor Kiben në minutën e 17-të është Kryemadhi që barazon për miqtë në minutën e 25-të.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 2 me 2, me ballshiotët që shënojnë përsëri të parët duke kaluar në avntazh me golin e Kamara në të 37-të minutë, ndërsa Kasalla barazon pas dy minutash për dibranërt.
Festa e ballshiotëve nis në minutën e 63-të me golin e shënuar nga Peralta që zyrtarin fitoren e Bylisit 3 me 2 si dhe rikthimin e Bylisit në kategorinë e Superiore.
Fatos LAMAJ