Plot tetë skuadra shqiptare të futbollit do të zbresin sot në fushën e lojës për ndeshjet e dyta të “Conference League”. Ato nisin që nga Struga-Liapeja që starton në orën 17.00 për t’u mbyllur me sfidën e “Loro Boriçit” të Shkodrës, Vllaznia-NK Siroki Brijeg.
Në orën 17:00 do të luhet sfida Struga-Liepaja. Gjithçka është e hapur për këtë ndeshje pasi sfida e parë ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1.
Në orën 19:00 e ka rradhën skuadra e Partizanit e cila do të luajë ndaj moldavëve të Sfintul George në shtëpinë e këtyre të fundit. Partizani është me një këmbë drejt turit të dytë kualifikues pasi ndeshjen e parë e fitoi me shifrat 5-2 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në orën 20:00 do të luajë skuadra e Laçit në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj malazezëve të Podgoricës, ku edhe kjo sfidë është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit malazez.
Po në orën 20:00, do të kemi një derbi të skuadrave shqiptare, Llapi-Shkupi, ku takimi i parë përfundoi me fitoren e shkupjanëve me rezultatin 2-0.
Në orën 20:45 do të kemi sërish një derbi të skuadrave shqiptare ku skuadra e Deçiçit të Tuzit do të masë forcat ndaj Dritës së Gjilanit, ku këta të fundit fituan takimin e parë me rezultatin 2-1.
Në orën 21:00, Vllaznia në stadiumin “Loro Boriçi” do të synojë mrekullinë ndaj Shiroki Brijeg, ku në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultatin 3-1.