Thursday, May 2, 2024

Futboll Femra-Vllaznia vazhdon serinë e fitoreve. Mund Laçin 7-0 dhe kryeson kampionatin me 42 pikë, 3 më shumë se Apolonia dhe 4 nga Tirana me të cilën përballet në Shkodër për javën e 16-të

Lexo

Java e 15-të e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave për kategorinë “Abissnet Superiore”ka evidentuar një tjetër fitore të Vllaznisë. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi me rezultatin 7 me 0 Laçin, skuadër kjo e drejtuar nga trajneri shkodran Elis Legata, në përbëjne të së cilës bëjnë pjesë vajzat e skuadrës Atletik Shkodra.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi”, golat për ekipin kuqeblu u shënuan nga Fortesa Berisha(3),  Klaudia Borçi(2), Jehona Shala, Arbenita Curraj.

Në sfidat e tjera të javës së 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore” Tirana triumfoi ndaj Skënderbeut me rezultatin 10-0. Vajzat bardheblu dominuan takimin dhe nuk e vendosën aspak në diskutim fitoren.

Edhe Partizani regjistroi fitoren e radhës pasi mposhti Teutën me rezultatin e thellë 15-0. Vajzat e kuqe ishin të pandalshme, teksa shënuan tetë gola që në pjesën e parë.

Apolonia mundi Lushnjen me rezultatin 17-1. Fieraket zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe siguruan fitoren e radhës. Në ndeshjen tjetër, Kinostudio – Gramshi, vajzat e Kinostudios fituan minimalisht 1-0, teksa goli i fitores u shënua vetëm në fundin e sfidës.

Pas javës së 15-të, tabelën e kalsifikimit vazhdon ta kryesojë Vllaznia me 42 pikë e shkëputur me 3 pikë më shumë nga Apolonia dhe 4 nga Tirana, me të cilën do të përballet në Shkodër për javën e 16-të.

Rezultatet e javës së 15-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:

Laçi – Vllaznia                0-7

Tirana – Skënderbeu    10-0

Teuta – Partizani           0-15

Lushnja – Apolonia        1-17

Kinostudio – Gramshi     1-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img