Saturday, April 27, 2024

Dopietë e Myrto Uzunit në Kupën e Hungarisë

Lexo

Myrto Uzuni është rikthyer te goli me skuadrën e Ferencvarosh në Hungari. Sulmuesi shqiptar ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme kundër Tokolit, e vlefshme për Kupën e Hungarisë.

Uzunit i është besuar ekzekutimi i dy penalltive, në të cilat shqiptari është treguar mjaft i saktë, duke mposhtur dy herë portierin kundërshtar brenda katër minutave. Ferencvaroshi po fitonte me shifrat 0-1, teksa dy golat e beratasit në minutat 15-të dhe 19-të e dërguan rezultatin e ndeshjes në 0-3.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua në të gjithë lojën, teksa paraqitja e tij e mirë me klubin hungarez janë një lajm i mirë në prag të ndeshjeve që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin nëntor.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img