Saturday, July 27, 2024

Dopietë e Robert Levandoskit, Polonia mund Arabinë Saudite, kualifikimi në grup më pranë

Lexo

Poloni-Arabi Saudite 2-0(Shënues: Zielinski 40′, Levandovski 82′)

Ka mjaftuar një dy golësh i shënuar nga Robert Levandovski, që Polonia të dalë e fituar nga fusha e lojës në përballjen e pasdites së sotme me Arabinë Saudite, Skuadra polake ia ka dalë duke zhvilluar një ndeshje “me llogari” ndaj arabëve të cilët kishin marrë zemër nga suksesi i jashtëzakonshëm kundër Argjentinës. Goli i Zielinskit në pjesën e parë ia bëri më të thjeshtë punën, ndërsa edhe Sheznji u tregua hero duke pritur një penallti para pushimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë ishte Arabia që u shfaq më kërkuese, me polakët të cilët pritën momentet e tyre dhe kundërsulmet për të thumbuar. Milik goditi traversën dhe Levandovski shtyllën, derisa ky i fundit ishte ai i cili theu mallkimin e tij në Botërorë duke shënuar golin e tij të parë në një aktivitet të tillë.

Kështu, Polonia mori një sukses 2-0 që tashmë i jep dy rezultate të mundshme në duelin ndaj Argjentinës si opsion për kualifikimin e mëtejshëm, ndërsa Arabia Saudite do të luajë në ndeshjen ndaj Meksikës një mundësi të mirë kualifikimi të mëtejshëm.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img