Saturday, October 12, 2024

“Dritë jeshile” për rrogat e prapambetura të Vllaznisë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin e Bashkisë

Lexo

Për futbollistët e Vllaznisë, stafin, administraten si dhe punonjësit e terreneve sportive, përfshirë këtu edhe Akademinë e Futbollit Vllaznia, ka një lajm të mirë. Bëhet fjalë për rrogat e prapambetura, të cilët përpos ekipit të parë që ka rreth dy-tre muaj pa u paguar, pjesa tjetër është në kufijtë e të paimagjinueshmes, deri në 8 muaj pa u shpërblyer me rrogat mujore. Mbledhja e Këshillit Bashkiat Shkodër e zhvilluar mbrëmjen e djeshme online ka miratuar me 34 vota pro dhe 1 vote kundër buxhetin e Bashkisë Shkodër për vitin 2021 dhe atë afatmesëm 2022- 2024, gjë që krahas sektorëve të tjerë ka brenda edhe pjesën e sportit.

Konkretisht, pjesë e shifrës së këtij buxheti të miratuar për aktivitetin e gjithanshëm të qytetin e Shkodrës është edhe ajo e sportit në tërësi, jo vetëm të futbollit, por edhe sporteve të tjera që janë në listën e Klubit Shumësportesh Vllaznia.

Sa i përket KF Vllaznia, shuma e planifikuar për aktivitetin e ekipit të parë si dhe klubit në tërësi mësohet se është 44.000.000 lekë të reja. Miratimi i mbrëmshëm i buxhetit të Bashkisë në tërësi nga ana e Këshillit Bashkiak është hapi i parë pozitiv, ndërkohë që hapi i dytë është miratimi i këtij buxheti edhe nga institucioni i Prefekturës, konkretisht titullarja e këtij institucioni, zonja Majlinda Angoni. Dhe më pas, gjithçka është gati që fondi në fjalë të lëvrohet edhe për sektorin e sportit, në mënyrë që të marrë fund problematika e dhënies së pagesave të prapambetura, duke vijuar më pas edhe më tjerat në normalitetin e kohës së duhur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img