Wednesday, December 11, 2024

Sidorenko dhe Mandiangu, të larguarit e parë nga Vllaznia

Lexo

Eugenio Sidorenko, Kristofer Mandiangu, janë dy të larguarit e parë nga Vllaznia. Që nga data 1 janar 2021 dhe në vazhdim, që të dy futbollistët nuk do të jenë më në listën e bordorosë së klubit kuqeblu duke iu ndërpre pagesa financiare, e cila për hirë të së vertetes ka qënë jo e vogël, në kufijtë e 3-4 mijë eurove në muaj. Siç bëhet e ditur, moldavit Sidorenko në fund të vitit 2020 i përfundon kontrata dhe këtu mbyllet gjithçka me këtë futbollist, me të cilin drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur të mos vijojnë bashkëpunimin më me të.

Ndërkohë, në lidhje me të huajin tjetër, Kristofer Mandiangu, edhe pse stafi dhe drejtuesit e klubit kanë qënë të interesuar që ai të ishte pjesë e Vllaznisë, nisur nga dëmtimet e tij që kanë rezoltuar të jenë prezente që në mbërritje dhe deri më tash që po mbyllet viti kalendarik 2020 duke mos qënë i gatshëm të shërbejë për skuadrën, kanë bërë që klubi të marrë vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me këtë futbollist. Realisht, Mandiangu ka disa ditë që ka lënë Shkodrën dhe Shqipërinë për t’u sistemuar në Gjermani, ku thuhet se po vijon terapinë në përpjekje të një rikuperimi të mundshëm. Burimet brenda klubit kuqeblu bëjnë të ditur se ai nuk do të jetë më pjesë e kontigjentit kuqeblu, pasi në një farë mënyrë, kështu është rënë dakort edhe me vetë lojtarin që ka kërkuar leje të mos kthehet në Shkodër pa u u rikuperuar plotësisht në aspektin fizik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img