Wednesday, May 1, 2024

Egnatia-Vllaznia, superndeshja e së mërkurës. Gjysëmfinalja e parë e Kupës, përballen dy vendet e para të Superiores

Lexo

Egnatia-Vllaznia është gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë që do të luhet ditën e mërkurë në orën 15:00 në “Egnatia Arena”. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që luftojnë jo vetëm në kampionat për titullin kampion, por duan edhe Kupën e Shqipërisë.

Vihen përballë dy ekipet që kryesojnë Superioren dhe dueli i Kupës do të jetë mjaft emocionues mes tyre. Rrogozhinasit janë kampionët në fuqi të këtij trofeu dhe do të synojnë që ta fitojnë për të dytin vit radhazi.

Ndërkohë nga krahu tjetër shkodranët tentojnë trofeun e Kupës pas 2 vitesh. Sfida e së mërkurës do të jetë e 3-ta në histori mes dy ekipeve në Kupën e Shqipërisë. Në dy përballjet e mëparshme është Egnatia që ka dalë triumfatore ndaj kuqebluve.

Një duel është mbyllur në barazim 0-0 dhe në sfidën tjetër rrogozhinasit kanë mundur të triunmfojnë 1-0. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë të mërkurën dhe cila prej skuadrave do të jetë më afër finales së madhe.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img