Tuesday, November 5, 2024

Kritikat për dizanjin që ngjan me simbolin nazist, Adidas bllokon shitjen e fanellave të Gjermanisë me numrin 44

Lexo

Një përgjigje ndaj kritikave të ndaj dizajnit, i cili të kujton një simbol nazist

Prodhuesi i veshjeve sportive, ADIDAS dhe Federata Gjermane e Futbollit  kanë bllokuar shitjen e fanellave të përfaqësueseve gjermane me numër 44, si një përgjigje ndaj kritikave të lindura ditë më parë, i cili kujton një simbol nazist.

Bëhet fjalë për një simbol, që sipas pretendimeve i ngjan atij të përdorur nga njësitë naziste SS të epokës së Luftës së Dytë Botërore. “Ne do të bllokojmë personalizimin e fanellave në dyqanin tonë online”, tha një përfaqësues i ADIDAS.

Ndërkohë, edhe Federata Gjermane e Futbollit  ka ndërprerë dorëzimin e fanellave me numrin  44 të porositur në dyqanin e saj online.

Çështja u ngrit fillimisht nga historiani Michael König, i cili tha se dizajni i kompleteve ishte “shumë i diskutueshëm”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img