Thursday, May 9, 2024

(Video) Karate-Tjetër suksese për Mikela Skandaj. Medalje e Artë dhe çmimi special i turneut

Lexo

Një super lajm vjen nga Italia për karateisten e talentuar shqiptare, Mikela Skandaj.Shqiptarja nga Lezhja që banon prej vitesh në shtetin fqinj vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme. Edhe pse është vetëm 15 vjeçe, trofetë e fituara prej saj, jo vetëm në Turnetë Ndërkombëtar të zhvilluar në Itali, por edhe në veprimtaritë Ballkanike dhe Europiane

Dje dhe sot u zhvillua në Itali Turneu Internacional i karatese për moshat nga 7 deri 60 vjeç, ku moren pjese rreth 1000 sportistë nga shumë shtete të Europës si Italia, Gjermania, Romania, Polonia, Zvicra, Gjeorgjia, Slovenia, Ukraina dhe Danimarka.

Karateistja shqiptare nga fshati Baqel i Lezhës, Mikela Skandaj konkuroi në disiplinen Cadet AB, garë në të cilën bënin pjese karateiste nga mosha 14 deri në 17 vjeç. Por, edhe pse Mikela ështe vetem 14 vjeçe, ajo u përball me shumë dinjitet me kundërshtaret e saj me moshë më të madhe duke arritur të ngjitet në podium dhe të rrëmbejë medaljen e artë.

Për t’u theksuar është se Mikela, falë talentit që zotëron, edhe pse jo në gjendje të mirë shëndetësore, arriti që për të dytin vit me radhë të fitoj këtë turne shumë të rëndësishëm internacional.

Por talentja Lezhjane nuk u ndal me kaq, sepse, mbasi demonstroj një formë të shkëlqyer bëri për vehte edhe jurine, e cila në përfundim të aktivitetit, e  vlerësoi Mikelen me Çmimin Special të Turneut.

Një përfaqësim ky i nivelit të lartë për shqiptare Mikela Skandaj, që duatrokitjeve të shumta në pallatin e sportit ku u zhvillua aktiviteti, ka marrë edhe shumë vlerësime pozitive nga shtypi sportive italian, ndërkohë që pas përfundimit të turneut, trajnieri e saj italian që është edhe trajneri i kombëtares italiane, nuk ka vonuar t’i përcjellë komplimentet me superlativa në rrjetet sociale duke e cilësuar Mikelen, si talenten më të mirë të në radhët e kombëtares së Italisë.

(Video) Pamje nga Turneu Ndërkombëtar i kataresë në Itali. Shqiptarja, Mikela Skandaj medalje e artë dhe çmim special nga gjyqtaria e aktivitetit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img