Saturday, May 11, 2024

Elton Marini, emërohet drejtor sportiv i KF Erzeni

Lexo

Elton Marini eshte drejtori i ri sportiv i Erzenit. Burime te besueshme prane klubit shijakas tregojne per “Veriu Sport” qe ai do te jete ne krye te merkatos ne kete sesion te “hyrje-daljeve”. Eksperienca e fituar me Partizanin ne kete post drejtues por edhe njohjet me futbolliste te shumte e kan bere ate te ishte kandidati potencial qe ne fund ia ka dale te behet drejtor sportiv i shijakasve.

Edhe pse zhvillimet kan qene te shumta ne kupolen drejtuese teksa ende s’eshte vendosur perfundimisht se kush do te jete president i Erzenit siç duket puna per plotesimin e organikes ka nisur me Elton Marinin ne krye.

Gjithashtu te njejtat burime tregojne se fare prane pankines se shijakasve eshte edhe trajneri Xhovani Kolela. Ky i fundit arriti te fitonte titullin kampion me Partizanin dhe ne edicionin e ri s’do te jete çudi ta shohim serish ne Superiore. Pritet te shihet se çdo te ndodhe ne kampin shijakas teksa kan mbetur me pak se 3 jave nga fillimi i edicionit te ri futbollistik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img