Saturday, October 12, 2024

Euro 2020-Dita e 11-të/Hollanda bën detyrën, mund Maqedoninë e Veriut dhe merr kryesimin e grupit C me pikë të plota

Lexo

Sfida e Grupit C në mes Hollandës dhe Maqedonisë së Veriut e luajtur mbrëmjen e së hënës në kuadrin e ndeshjeve të treta në grupe është mbyllur me rezultatin 3 me 0 në favor të tulipanëve. Shampanjë e Franck De Boer kompletoi me 9 pikë grupin eliminator në një ndeshje që shërbeu për të çlodhur muskujt dhe rregulluar golavarazhin e Europianit. 8 gola të shënuar pas suksesit 3-0 në “Amsterdam Arena” ndaj ballkanasve që ngritën murin mbrojtës por nuk rrezistuan ndaj klasit të Memphis Depay dhe muskujve të Georgino Ëijnaldum. Ndeshje pa histori, Igor Angelovski rreshtoi të zakonshmin 4-5-1 me Goran Pandev në majën e sulmit por edhe me një pjesë të skuadrës titullare në stol, Holanda e dëmtoi jo pak ekipin ballkanas që e nisi ndeshjen pa presionin e pikëve, me një gol të anuluar dhe një rast të artë të shpërdoruar nga Trajkovski.

Sdida e luajtur në Johan Cruyff Arena ishte plot ritëm nga kampi hollandez ku “tulipanët” që replikuan me sulmuesin më të ri të Barcelonës. Memphis Depay gjeti golin e 28 me fanellën portokalli, duke u bërë pjesë e klubit të dhjetëshes më produktive të kombëtares së Holandës. Gol që hoqi çdo pikëpyetje për fatin e këtij takimi ku Depay e bëri pronë të tijën korsinë e djathtë nga ku gatoi një asist për Ëijnaldum.

Ritëm frenetik, Maqedonia e Veriut mund të limitonte thjesht dëmet dhe e bëri pjesërisht pavarësisht golit të tretë të ideuar sërish nga këmbët e Depay. 3 gola për 3 pikë, Hollanda mbyll me sukses fazën e gruypeve dhe projektohet drejt fazës tjetër ku pret të mësojë emrin e kundërshtarit.

Paraprekisht në letër, për tulipanët janë caktuar të tretat e grupeve D/E/F, momentalisht Kroacia, Spanja dhe Portugalia. Skemë që për moementin projektion një supersfidë menjëherë që në 1/8-at, por nëse Hollanda bën llogaritë me kundërshtarin e radhës, Maqeedonia e Veriut i bën me historinë.

Vetëm 3 skuadra e kanë mbyllur europianin pa asnjë pikë në të shkuarën, Danimarka në 1984 dhe Turqia në 1996 e 2021, Maqedonia e Veriut bëhet kështu skuadra e katërt që regjistrohet në librin e rekordeve negative.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img