Monday, April 29, 2024

Merkato-Tjetër firmë tek Vllaznia, malazezi i portës Zogoviç edhe një sezon pjesë e kuqebluve

Lexo

Ndërkohë që skuadra kuqeblu vijon përgatitjet në kampingun sportiv të Serbisë, Zllatibor, drejtuesit e Vllaznisë vazhdojnë të plotësojnë organiken e skuadrës me emelentët që i duhen trajnerit Thomas Brdariç për formacionin kuqeblu.Njëri prej tyre është edhe portjeri, Bojan Zogoviç, i cili mbrojti ngjyrat kuqeblu edhe sezonin e kaluar.

Në fakt, malazezi ka vijuar të jetë pjesë e skuadrës që ditën e parë kur Vllaznia filloi përgatitjet për sezonin e ri, pasi kontrata e tij me kuqeblutë vlente edhe për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Madje, ai luajti nga minuta e parë edhe në miqësoren përgatitore kundër Buduçnostit, por tashmë me rinovimin e kontratës zyrtare, bëhet pjesë e Vllaznisë edhe për sezon futbollistik.

Krahas malazezit Zogoviç, në sektorin e portjerëve bëjnë pjesë edhe dy portjerët e rinj të Akademisë Vllaznia, Kristi Qarri dhe Entoni Shkoza, të cilët vijojnë punën nën drejtimin e trajnerit të portjerëve, Ideal Lekiqi duke qënë alternativë dhe të gatshëm në çdo moment të zëvendësojnë Zogoviçin në portën e Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img