Friday, April 19, 2024

Euro 2020-Dita e 11-të/Surprizon Austria, mund Ukrainën 1 me 0 dhe kualifikohet në raundin tjetër

Lexo

Ndonëse në pragndeshje, të gjitha kuotat ishin për një fitore të mundshme të Ukrainës, ka ndodhur e kundërta. Sfida Austri-Ukrainë, e luajtur në Bukuresht për llogari të Grupit C ka përfunduar me rezultatin min imal 1 me 0 në favor të Austrisë. Goli i fitores për austriakët është shënuar në minutën e 21-të të pjesës së parë nga Baumgartner. Tre pikësh ky që e pozicionon Austrinë në vendin e dytë në grupin C pas Hollandës. Fitore e merituar për austriakët, e cila e përballë Austrinë me Italinë në raundin e 16 të Euro 2020, një ndeshje e planifikuar për të shtunën 26 qershor në Ëembley në 21:00.

Për herë të parë në 39 vjet, Austria kaloi fazën e grupeve në një prej turneve më të mëdhenj ndërkombëtarë (Europian dhe Kupë Bote) dhe me merita të plota, duke i dhënë vetes të drejtën e një sfide luksoze kundër të besuarve të Mançinit. Në fund, ekipi që tregoi më shumë guxim fitoi dhe kaloi raundin, veçanërisht në pjesën e parë dominoi për sa i përket mundësive, ndërsa në pjesën e dytë djemtë e Foda u mbrojtën me rregull dhe rrezikuan shumë pak ndaj Ukrainës të tradhtuar nga lojtarët e saj më të mirë.

STATISTIKA

Christoph Baumgartner (21 vjeç e 324 ditë) është lojtari më i ri austriak që ka shënuar një gol në një Kampionat Europian. Duke marrë parasysh turnet e mëdha ndërkombëtare (Europian dhe Kupën e Botës), vetëm Josef Bican në Kupën e Botës 1934 (20 vjeç e 244 ditë) dhe Ëalter Schachner në Kupën e Botës 1978 (21 vjeç e 122 ditë) ishin më të rinj.

Ukraina ka pësuar të paktën një gol në secilën nga nëntë ndeshjet e finaleve europiane, në të cilat ka marrë pjesë pjesë.

Austria ka bërë 18 gjuajtje në këtë ndeshje, vetëm një më pak se totali i tentuar në dy ndeshjet e para të luajtura në Euro 2020.

Illia Zabarnyi (18 vjeç, 293 ditë) është lojtari i parë i lindur në 2002 që ka luajtur të gjitha minutat e fazës së grupeve të një Kampionati Europian.

Me fitoren e sotme, Austria ndërpreu serinë që i kishte parë ata të humbnin ndeshjen e fundit të grupit në të tre pjesëmarrjet e fundit në një turne maksimal ndërkombëtar: kundër Italisë në Kupën e Botës 1998, kundër Gjermanisë në Euro 2008, kundër Islandës në Euro 2016.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img