Friday, March 29, 2024

Euro 2020-Dita e 11-të/Spektakël në “Parken Stadium”, Danimarka shkatërron Rusinë 4-1 dhe shkon në raudin tjetër

Lexo

Ajo çfar u pa në sfidën mes Danimarkës dhe Rusisë ishte një spektakël i vertetë. Ndeshja e luajtur në “Parken Stadium” për llogari të Grupit B dhuroi plot 5 gola, 4 në portën e Rusisë dhe 1 të Danimarkës. Nordikët shkatërruan 4-1 Rusinë në një supersfidë të dominuar pothuajse në çdo qelizë, fitore kjo që shkon si dhuratë për Christian Eriksen që me siguri do të kishte dëshiruar ta hapte vetë në fushën e lojës. Një sfidë që nisi e zjarrtë ku në sytë e lojtarëve dhe tifozëve lexohej qartë dëshira për ta fituar këtë betejë në një vit të vështirë, ashtu si 1992-shi i largët ku uria erdhi duke ngrënë. Pothuajse fotokopje e 29 viteve të shkuara ishte Danimarka e ndeshjes së fundit kundër Rusisë ku krijoi përshtypjen se kishte marrë vendimin unanim pa asnjë votë kundër për të dirigjuar një nga simfonitë më të bukura të këtij europiani.

Mikkel Damsgaard lëshoi silurin e parë në portën e skuadrës së drejtuar nga gjenerali Stanislav Cherchesov por mbrëmja sapo kishte filluar. Me kalimin e minutave, Belgjika nuk po e zhbllokonte duelin e Shën Peterburgut por danezët dukeshin të bindur se brohorima e lajmëtarit nga Rusia e largët do të kumbonte në Kopenhagen dhe ashtu ndodhi pas golit të dytë të shënuar nga Jusuf Poulsen por po aq shpejt euforia u shua pas anullimit të golit ët Lukakut.

Ndërkohë, Rusia përfitoi duke shënuar një gol që mund të rihapte çdo sfidë por jo këtë të Kopenhagenit ku Andreas Christensen dhuroi një perlë. Goli i katërt është thjesht rrjedhë logjike e drejtimit që kishte marrë ndeshja ndërkohë që Belgjika shënoi të parin dhe më pas të dytin në portën e Finlandës duke ngritur peshë zemrat e rreth 20 mijë të pranishmëve në stadiumin e kryeqytetit të vendit nordik. Danimarka kalon raundin dhe fiton zemrat e njerëzve, Rusia largohet mes zhgënjimit në një natë ku preku fundin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img