Thursday, May 2, 2024

Fagu: Kishim fat ndaj Erzenit, të kualifikohemi në Kupë

Lexo

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas ndeshjes së fituar ndaj Erzenit.

Fagu deklaroi se janë tre pikë të rëndësishme, ndërsa pranoi se kishin dhe fatin në krahun e tyre.

Sipas tij, Kupa është objektiv dhe për këtë arsye do të kërkojnë përmbysjen ndaj Kukësit.

Janë 3 pikë mjaft të rëndësishme pasi janë shumë pak ndeshje në dispozicion. Mënyra si shkoi ndeshja, ata humbën një penallti, fati ishte me ne sot. Më gëzon që nuk pësuam, pasi ne gjithmonë kemi pësuar gol dhe më pas jemi përpjekur të kthejmë rezultatin. Kështuqë kur je me 0 gola mbrapa ke stabilitet dhe skuadra krijon besim te ndeshja.

Do të bëjmë gjithçka në gjysmëfinale pasi e kemi kualitetin në ekip. Shanset janë dhe do të mundohemi pasi Kupa është një objektiv. Dy gola janë shumë, por edhe pak. Shpresoj ta zgjidhim atë ndeshje.

Dihet që derbi është ndeshje që nuk ia gjen dot rezultatin, por ne do të bëjmë maksimumin për të bërë 3 pikët. Nuk kemi siguruar Final Four, por do të jetë ndeshje e luftuar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img